sex hikayeleri porno izle kartal escort

Hygor: Nuk kam ardhur në Shqipëri sa për të ngrënë bukë. Duam të luajmë, por jo pa rroga

Hygor u largua për një kohë relativisht të madhe nga Vllaznia vitin e shkuar për sshkak të ndarjes së mamasë nga jeta, për tu rikthyer më pas në janar dhe u bërë si një blerje e re për ekipin e Jonuz. Mesfushori është një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës, por në një intervistë për “Neës 24” paralajmëron largimin nga shkodranët. Ai bashkë me lojtarët e tjerë të ekipit kanë bojkotuar stërvitjet dhe Hygor shpjegon situatën në klub dhe në familjen e tij, që nuk ka pasur asnjë të ardhur.

SITUATA- Nuk e di cila është situata reale. Unë kam një problem të madh sepse kontrata më mbaron me 31 maj dhe në total bëhen 4 muaj pa u paguar. Unë e kuptoj gjithë situatën nga pandemia, e gjithë bota është në këtë situatë por mendoj se disa probleme duhet të zgjidhen tek Vllaznia për të na ndihmuar ne të gjithë lojtarëve. Unë do të pres por kontrata ime mbaron në 31 maj dhe shpresoj që të më paguajnë muajt e prapambetur që më pas të zgjasim kontratën nëse klubi dëshiron për dy muaj, një vit apo sa të duan. Unë dëshiroj që të qëndroj në Shkodër edhe për një vit ose dy vite. Unë e dua Vllazninë, e dua Shkodrën. Gruaja ime, djali im ndjehen mirë dhe janë të lumtur këtu, por imagjinojeni situatën time me 4 muaj pa u paguar. Si mund t’i them bashkëshortes që shiko se duhet të qëndrojmë edhe dy muaj ose një vit pa u paguar, është e pamundur dhe shpresoj që ta zgjidhin këtë situatë jo vetëm për mua por për të gjithë lojtarët, jemi në të njëjtën situatë.

KTHIMI- Mund të kthehem atje nëse këtu asgjë nuk ndodh dhe nuk kemi një zgjidhje.

KARANTINË PA RROGA- Ishte shumë e vështirë, por si mund t’ju them, unë kisha disa para sepse kur merr pagën t’i duhet të jesh i përgatitur për gjithçka dhe këtë e kam mësuar në jetën time edhe pse tani paratë më kanë mbaruar. Deri tani kam patur kursimet dhe me ato kam jetuar. Të qëndroj më shumë është e pamundur nëse nuk paguhem edhe ne e kuptojmë sepse është moment i vështirë në gjithë botën. Edhe në familjen time, vëllai humbi punën e tij dhe ai kishte nevojë për mua në këtë moment dhe unë i thashë shko tek shtëpia ime që kam në Brazil sepse vëllai është në Brazil dhe ai është në banesën time sepse nuk ka para për të paguar qiranë, por tani më duhet që të marr paratë, pra pagat që të mbështes familjen time këtu dhe në Brazil.

NDIHMA E FSHF- Vetëm një muaj kemi marrë dhe jemi duke pritur për muajin e dytë. Kemi marrë 350 mijë lekë të vjetër dhe natyrisht që janë krejtësisht të pamjaftueshme. Nuk më duhen paratë thjeshtë për të ngrënë dhe kam impenjime të tjera në Brazil, kam gjëra të tjera në jetën time dhe kam ardhur të marr atë pagë që kemi rënë dakord dhe nuk më duhen paratë vetëm për të ngrënë. Më duhen paratë që të paguaj gjëra të tjera në Brazil, por edhe këtu. Ato para për këtu thjeshtë sa për të ngrënë mund të jenë në rregull, por jeta nuk është thjeshtë për të ngrënë dhe qëndruar në shtëpi edhe pse unë e kuptoj këtë situatë.

OFERTA- Nuk kam një ofertë konkrete por ka disa kërkesa ose disa biseda me ekipe në Brazil, por asgjë konkrete për momentin.

LICI: DO LUAJMË ME 19-VJEÇARËT- Është vendimi i tij sido që të jetë. Nëse do këtë mund ta bëjë, por mendoj se duhet gjetur zgjidhja për ne sepse ne kemi dëshirë që të luajmë, të stërvitemi dhe minimumi që ne kërkojmë ose synojmë është që Vllazninë ta lëmë në Kategorinë Superiore dhe jo të bie në të parën.

MBIJETON VLLAZNIA U19 NË SUPERIORE?- Edhe nëse ne rikthemi për të luajtur kemi shanse që edhe të biem nga Kategoria Superiore, pra nuk jemi të sigurt dhe imagjinoni pastaj U19. Kategoria Superiore në Shqipëri është kampionat i mirë dhe shumë i fortë. Ne mund të fitojmë me Tiranën dhe Partizanin dhe mund të humbim me Flamurtarin dhe Luftëtarin. Dua të them se të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe skuadrat të ngjashme.

RINISJA MË 3 QERSHOR– Për mendimin im kampionati duhej të ndërpritej sepse nuk kanë kohë ekipet për stërvitje. Imagjinoni Gjermaninë në javën e parë të kampionatit rezultuan 8 lojtarë të dëmtuar dhe imagjinoni këtu ku jemi ne, po flasim për Bundesligën gjermane sepse ata kanë shumë njerëz që kujdesen për një lojtar dhe ne jemi në Shqipëri, ku nuk kemi të njëjtat kushte.

PADI NË FIFA NDAJ KLUBIT?- Unë do të pres bashkinë, administratorin Lici apo ndonjë drejtues tjetër se çfarë do të thonë. Nëse më thonë që duhet të pres disa muaj për pagat e mia normalisht që do pres se e kuptoj situatën, por për më gjatë pastaj duhet të flasim se si mund të zgjidhet. /vipsport.al/