sex hikayeleri porno izle kartal escort

Hoxhallari: Tifozët e Partizanit na duan të gjithëve atje, për titullin kemi vetëm një kundërshtar

Erion Hoxhallari e ka blinduar prej vitesh vendin e titullarit te Tirana dhe ka arritur të gjejë një nivel mjaft të kënaqshëm këtë sezon. Mbrojtësi i majtë i bardhebluve ka folur për emisionin “Fan Zone” në “Super Sport”, ku ka treguar rreth stërvitjeve dhe gjendjes fizike. 24-vjeçari në fund foli edhe për një kalim të mundshëm te Partizani, ku me sa u vu re nuk ia “përplasi” derën kampionëve në fuqi.

“Për rifillimin e kampionatit do të kemi mangësi dhe do kemi probleme si fillim, por shpresoj të kapim ritmin që kishim para pezullimit. Vërtet jemi të shkëputur 9 pikë, por nuk janë shumë. Me gjendjen që kanë të gjitha ekipet, do jetë shumë e vështirë dhe nuk është njësoj si të ishim 9 pikë në formën që ishim dhe tani. Tani duket sikur jemi të gjithë me pikë të barabarta.

Për momentin jam shumë i fokusuar dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Tifozët e Partizanit i duan të gjithë lojtarët e Tiranës te ekipi i tyre, por unë tani mendoj vetëm për bardheblutë. Të arrijmë titullin dhe më pas të mendojmë për titullin. Ekipi që mund të na rrezikojë jemi vetëm ne. Nëse shprehemi si nga dhjetori deri në mars, nuk mund të na rivalizojë njeri”, u shpreh Hoxhallari. /vipsport.al/