sex hikayeleri porno izle kartal escort

Hera e fundit si spektator, Mavraj jep lajmin e mirë: Ditët e ardhshme me 100% në fushë

Nuk luan që nga fillimi i muajit shkurt, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme dhe ndërhyrjeve kirurgjikale që e kanë lënë jashtë fushës së lojës e stërvitjeve të rregullta. Por Mërgim Mavraj më në fund sheh dritë në fund të tunelit dhe po bëhet gati që në mbyllje të këtij sezoni të mund të japë kontributin e tij për Grojter Fyrth.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka parë përsëri si tifoz në tribunën VIP ndeshjen e Bundesligës 2 që u luajt sot mes skuadrës së tij dhe Darmshtad, një ndeshje e mbyllur me shifrat 1-1. Por ai bëri të ditur për kamerat e “Sky Sport” se kthimi i tij në prapavijën e skuadrës së Fyrth ishte shumë pranë.

“Në ditët e ardhshme do të jem me 100% në veprim me topin”, tha ai duke konfirmuar se nuk do të bënte më stërvitje të pjesshme pasi kishte kaluar çdo lloj problemi fizik dhe do të ishte i gatshëm të luante. Ky është një lajm i mirë për Grojter Fyrth që po mundohet që të rivalizojë për ngjitjen në Bundesligë, edhe pse aktualisht duket e vështirë meqë ka 8 pikë diferencë nga Hamburgu i vendit të tretë. /vipsport.al/