sex hikayeleri porno izle kartal escort

Hebaj lë gjithçka të hapur: Mbyll sezonin këtu pastaj merkatos nuk i dihet

Rubin Hebaj do të ketë mundësinë që në këtë pjesë të fundit të sezonit të tregojë të gjithë vlerat e tij në radhët e Teutës që të rritë përsëri imazhin e tij pas një pjese të parë të edicionit që ka lënë shumë për të dëshiruar me eksperiencën në Ukrainë. Sulmuesi shkodran do të jetë titullar në majën e sulmit të durrsakëve pas largimit të Gomez, e shpreson që të shënojë sa më shumë duke ndihmuar njëkohësisht ekipin të arrijë objektivat.

“Të them të drejtën ka qenë shumë periudhë e vështirë se nuk kishte pse të mbyllemi 24 orë gjatë ditës në shtëpi. Jemi munduar të bëjmë sa më shumë stërvitje që të ishte e mundur në mënyrë që kur të vinte kjo faze të ishim sa më të përgatitur. Gjithsesi, tani jemi në formë optimale dhe presim të fillojë kampionati.

Nuk do ta quaja presion, por do ta quaja si mundësi që më jepet se në fakt në vitin e fundit kam pasur periusdhë shumë të keqe me dëmtimet dhe shpresoj që të çlirohem sa më shpejt e të shënoj si më pare. Si ekip dua të arrijmë objektivat e të arrijmë Europen, fitojmë Kupën e sigurojmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Shpresoj që të shënoj sa më shumë si unë, si shokët e ekipit”, tha ai për RTSH.

Por ndërkohë, Hebaj lë gjithçka të hapur pas fundit të këtij edicioni, me mundësinë e largimit nga radhët e skuadrës durrsake nëse shfaqet një variant i mirë. “Nuk kisha minutat që dëshiroja në Ukrainë dhe erdha te Teuta që ka treguar se aktivizon e promovon të rinjtë. Beosj që këto ndeshje do të jap maksimumin dhe do të jem i fokusuar te ekipi i Teutës, por më pas merkatos nuk i dihet”, deklaroi ai. /vipsport.al/