sex hikayeleri porno izle kartal escort

Goxhaj: Jam paguar në rregull… me paratë e federatës. Kampionati do varet nga Bylisi

Jurgen Goxhaj me sa duket nuk do të kërkojë nga klubi i Bylisit dy rrogat që nuk ka marrë ende për muajt kur FSHF ka derdhur në llogaritë e sportistëve “pagën e luftës” prej 30 mijë lekësh. Lojtari deklaroi sot në “Ora Neës” se ishte paguar në rregull, duke pranuar praktikisht që të paguhet për këto muaj vetëm nga fondet e FSHF-së. Ndërkohë, ai ka paralajmëruar se Bylisi do të jetë faktori vendimtar i kampionatit, ndoshta edhe për faktin se është i vetmi klub që ka dy ndeshje me Tiranën.

“Kur rifilluam m’u duk sikur linda për here të dytë, dy muaj për një futbollist është shumë, unë jam edhe tip i lëvizshëm dhe më dukej si në burg. Tani duket sikur na ka ardhur jeta edhe një herë, shpresoj të jetë me kaq e vazhdojmë lojën e bukur të futbollit. Jam stërvitur vetë duke pasur edhe bregdetin në Durrës, kemi bërë stërvitje më të tjerët. Na dukej topi si gjyle jo si top futbolli se dy muaj pa luajtur ishte shumë e vështirë.

Rrogat? Unë personalisht dhe shumica, nuk më takon të flas për këto të fundit që kanë dalë në media, por me sa di lojtrai Vicente është paguar. Personalisht jam i paguar në rregull, kjo e pandemisë është pak ndryshe, falënderojmë federatën që na ka ndihmuar.

Pas rifillimit, një shkallë më lart nga të gjithë ekipet do të jetë Bylisi dhe kampionatin do ta kujtoni se do të varet nga Bylisi. Do të rikthehet Bylis i fazës së pare, kemi vazhduar stërvitjet më përpara se te tjerët jemi shumë më të fortë se ndeshjet e fundit. Kemi lënë pikë me skuadra që nuk duhej të linim, kemi krijuar një grup që duhet të vazhdojmë sa më lart”, ishin fjalët e Goxhajt. /vipsport.al/