sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gjithçka për të kënaqur UEFA-n, Turqia mendon futbollin me tifozë në stadium

Turqia është vendi i 9 në botë sa i përket numrit të lartë të infektuarve me koronavirus dhe për momentin situata nuk është ende nën kontroll të plotë. Por në Turqi mendojnë që shumë shpejt futbolli të rifillojë me tifozë dhe kjo bëhet vetëm për të kënaqur UEFA-n.

Presidenti i Federatës Turke, Nihat Ozdemir, bëri të qartë se kampionati do të rifillonte me dyer të mbyllura në qershor, por që në korrik do të bëheshin prova për të kthyer tifozët në ambientet e tij. “Ka shtete në të cilat situata është me e keqe se te ne dhe po bëhen gati të rifillojnë. Prioriteti ynë mbetet shëndeti. Objektivi i parë është të luajmë pa tifozë që nga 12 qershori, por nëse gjërat do të shkojnë mirë, ndoshta në korrik mund të luajmë ndeshjet me tifozë”, theksoi ai.

Kjo ide, kur në pjesën më të madhe të botës mendohet se ndoshta i gjithë viti 2020 do të shohë ndeshje pa tifozë, vjen nga fakti se në Turqi mendojnë më shumë për atë që do të ndodhë në muajin gusht. Sipas planeve, finaljka e Ligës së Kampioneve do të zhvillohet në Stamboll dhe sigurisht, UEFA-s nuk do t’i pëlqente një sfidë e tillë në stadium të boshatisur, aq më shumë që po mendohet që atje të zhvillohen edhe gjysmëfinalet në rast të ngjeshjes së kalendarit.

Ndaj kampionati turk me tifozë do të ishte “prova” për ndeshjet finale të Ligës së Kampioneve, për të kënaqur UEFA-n që kjo të organizonte sfidat e rëndësishme me shkallare të mbushura që do t’i jepnin më shumë kuptim asaj që ndodhte në fushën e lojës dhe të largonte idenë e përgjithshme se gjtihë ky ngut për të rifilluar nuk është thjesht çështje parash. /vipsport.al/