sex hikayeleri porno izle kartal escort

Gjici s’heq dorë nga titulli, i bën presion Shehit me Egbonë: Ne klubi më i mirë, shpresojmë që ky i yni ta kalojë atë të Tiranës!

Safet Gjici, në verë ka investuar për një Kukës kampion, e në fakt në ekip ka kualitete, shumë cilësi, por edhe sasi. Lojtarë që e njohin Superioren dhe me kualitete duke bërë diferencën edhe në ndeshje me rivalët direkt për kreun.

Por, në një speciale të RTSH-së, nuk mund të mungojë në prononcimet e tij edhe Presidenti i Nderit Safet Gjici, që në fakt ka shpenzuar shumë për verilindorët, e krahas stadiumit, atij i rri mendja te titulli edhe këtë sezon.

Ndër të tjera, Gjici shprehet: “Kukësi është klubi më i mirë në Shqipëri. Ne kemi kualitete dhe jemi treguar gjithmonë korrekt si klub. Por kemi çaluar tek timonieri, pra tek trajneri. Tani shpresojmë se ky që kemi mos ia kalon atij trajnerit të portierëve që ka Tirana”, – përfundon Gjici duke ngacmuar bardheblutë.

Për një skuadër sa më kompetitive në pjesën e mbetur të garës, ai bashkë edhe me klubin vendosën që të grumbullojnë ekipin në Elbasan, në kushte mjaft të mira, akomodimi dhe stërvitje, vetëm e vetëm që Kukësi i tij ta nis me një “marsh” më të lartë për të synuar edhe titullin deri në fund të këtij sezoni…

E.S./Vipsport.al/