sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gjasula: Nuk jemi të gëzuar në fushën e lojës, mezi presim të fillojmë normalisht sezonin tjetër

Klaus Gjasula ka provuar këtë fundjavë ndjesinë e rikthimit në fushë pas ndërprerjes nga koronavirusi. Mesfushori ishte si titullar te skuadra e Paderborn, ndërsa në një intervistë për “Fax Sport”, theksoi se rikthimin e kishte menduar më të lehtë por zbuloi se ishte e vështirë dhe nuk mund të ishte i gëzuar. Ndër të tjera, Gjasula tregon edhe këshillat e vëllait Jurgen, ndërsa ëndërronte të luante më të së bashku te kombëtarja.

Nuk ndihesh sikur luan futboll, është kështu sikur të kanë çuar me zor në fushë. Nuk jemi të gëzuar në fushën e lojës. Mendoja se do të ishte e lehtë rikthimi, por është më e vështirë nga çfarë e kisha menduar. Duhet të motivohesh shumë vetë që të kthehesh në gjendjen si në fillim.

Ndeshja e fundit? Po më ka rënë një top në fytyrë pak para pushimit mes pjesëve dhe më para kam pasur problem me hundën që ishte e thyer. Por mora edhe një karton të verdhë. Trajneri na kishte thënë më para që merrni një karton të verdhë dhe do i’u nxjerr jashtë. Se tani janë bërë edhe 5 zëvendësime si limit për trajnerët. (qesh). Ky lloj futbolli është kështu si të thuash: “Futu në fushë dhe mbaro ndeshje, sa të mos prishet kampionati”. Se realisht mezi po presim futbollin normal për sezonin tjetër.

Jam duke numëruar ditët për t’u grumbulluar prapë nga Kombëtarja. Që i vogël ishte pikërisht kjo ëndrra ime për të luajtur me Shqipërinë. Do të ishte fantastike fare që të luaja edhe me vëllain tim aty, Jurgenin, por gjithsesi jemi mirë edhe kështu. Vëllai ka qenë më herët te Shqipëria dhe më ka ndihmuar. Më ka thënë që të dëgjojë më shumë dhe të mos flasë tepër”, u shpreh Gjasula. /VipSport.al/