sex hikayeleri porno izle kartal escort

Gjasula barazon rekordin e Efenberg, një hap larg atij të Bundesligës: Gjithçka në rregull!

Klaus Gjasula po bëhet gati që të hyjë në librat e rekordeve të Bundesligës që në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit gjerman, edhe pse nuk bëhet fjalë për një rekord mbresëlënës. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare sot ka barazuar rekordin e legjendës së futbollit gjerman, Stefan Efenberg, duke marrë kartonin e verdhë numër 15 të këtij kampionati.

Gjyqtari i nxori të verdhin në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Augsburg, që u mbyll me shifrat 0-0 e që mban përsëri Paderbornin e tij në vendin e fundit në tabelën e kalsifikimit. Kjo ishte ndeshja e 25 që Gjasula luan në këtë sezon dhe fakti që ka marrë 15 kartonë të verdhë ka bërë shumë bujë në Gjermani. Ai është vetëm një karton të verdhë larg rekordit të vendosur në vitin 1999 nga Thomasz Hajto.

“Bëra një ndërhyrje të forte dhe e godita kundërshtarin në pjesën e poshtme të këmbës. Çfarë mund të them, gjithçka është në rregull”, tha duke qeshur pas ndeshjes Gjasula për “SKY”. Ndërkohë, në studio u lidhën direkt me rekordmenin Hajto në Poloni dhe ai u shpreh se uronte që Gjasula të thyente sa më parë rekordin. “Përshëndetje Klaus, ti futesh si një raketë. Shpresoj që të thyesh rekordin tim, atëherë më në fund do të jem në paqe”, tha ai duke qeshur pasi ky rekord e kishte bërë famëkeq në të gjithë Gjermaninë.

Por Gjasula e ka më shumë mendjen te vazhdimësia e skuadës së tij në Bundesligë ku ekipi e sheh veten 8 pikë larg zonës së shpëtimit. “Zhvilluam një ndeshje të mirë, kishim raste të pastra për të siguruar fitoren. Na mungoi bindja para portës, mëkat, sepse do të kishin qenë pikë të rëndësishme që do të na jepnin mundësinë që të merrnim frymë më lirisht”, tha mesfushori shqiptar rreth kësaj ndeshje. /vipsport.al/