sex hikayeleri porno izle kartal escort

Gati njëmijë teste të tjera në Premier Ligë, publikohet numri i të infektuarve me Covid-19

Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në elitën e futbollit anglez. Kjo është faza e dytë e testimeve për skuadrat e Premier Ligës, ku në fazën e parë kishin dalë pozitiv gjashtë pjesëtarë të klubeve, mes tyre edhe lojtarë.

Ka qenë vetë Premier Liga, që ka konfirmuar ditën e sotme dy rastet e reja me koronavirus, ndërsa emrat e të infektuarve, ashtu si edhe më parë, nuk janë bërë të ditura. “Premier Liga konfirmon se gjatë kësaj jave janë bërë 996 teste, ku janë testuar stafet dhe lojtarët. Nga këto testime, dy raste kanë rezultuar pozitivë në dy klube”, shkruhet në njoftimin e nxjerrë nga Premier Liga.

Dy personat e prekur tani do të izolohen menjëherë për një javë, deri kur t’i nënshtrohen një tjetër testi për të përcaktuar edhe qëndrimin apo jo të mëtejshëm në karantinë të tyre. Me këto dy raste të reja, numri i të infektuarve në elitën e futbollit anglez ka shkuar në tetë.

Ditët e fundit klubet e kampionatit anglez kanë nisur stërvitjen, ku disa kanë zgjedhur t’i zhvillojnë në mënyrë individuale dhe të tjerë në grupe të vogla. Ende nuk ka një datë të saktë kur pritet rifillimi i kampionatit, me datat 12 dhe 20 qershor, që shihen si alternativat më objektive. /vipsport.al/