Gafa e klubit nga Korea, vendosin kukulla seksi në vend të manekinëve në shkallët e stadiumit

Kukulla seksi në vend të manekinëve, që do të duhet të zëvendësonin tifozët në shkallët bosh të stadiumit të Seulit. Gafa e ekipit të Seul shkaktoi shumë kritika, por klubi u justifikua se ato ngjanin shumë me njerëzit. Kampionati i Koresë së Jugut është rikthyer dhe ekipi i Seulit u detyrua t’i kërkojë falje federatës së futbollit dhe gjithë opinionit sportiv.

Kukullat e seksit ishin në shkallët e stadiumit dhe në duar mbanin parulla mbështetëse për ndeshjen e parë të sezonit të Seul. Në pamje të parë dukeshin si manekinë, më pas u zbulua se ishin kukulla seksi, disa prej të cilave kishin dhe etiketën me adresat përkatëse në internet, por edhe forma mjaft seksi për tu konsideruar si manekinë të thjeshtë.

Drejtuesit e klubit u detyruan të pranojnë se ishin marrë nga një kompani që prodhonte “lodra seksi”. Pak para ndeshjes një shoqëri me emrin “Dalkom” ishte ofruar të mbushte disa nga vendet bosh të stadiumit dhe ekipi i futbollit të Seul kishte pranuar: 30 manekinë, 25 femra dhe 5 meshkuj. Tani deklaratat vijojnë ende dhe akuzat e fajit shkojnë sa në një anë në tjetrën. /vipsport.al/