Futbollistja armike e Tramp i propozon demokratit Bajden: Jam gati nëse ke nevojë për zëvendëspresidente

Vera e vitit të kaluar pa të zhvillohej një duel mediatik shumë interesant mes futbollistes amerikane Megan Rapino dhe presidentit të SHBA, Donald Tramp. Sportistja ironizoi me Tramp dhe i tha këtij të fundit se as që kishte ndër mend të shkonte në Shtëpinë e Bardhë për një vizitë pas Botërorit, duke fituar më pas sfidën me presidentin që i kishte kërkuar që para se të fliste të bënte të vetën medaljen.

Ajo u bë protagonistja kryesore e Botërorit dhe ashtu siç pritej, dominoi arenën e futbollit në vitin e kaluar duke bërë të sajin edhe “Topin e Artë”. Por tashmë sulmuesja ka ambicie të tjera dhe të përfshihen në jetën politike, ndaj ajo i ka propozuar publikisht kandidatit demokrat për president, Xho Bajden, që të bëhej zëvendëspresidentja  e ardhshme e SHBA.

“Nuk do të dëshiroja t’ju vija në vështirësi, por nëse ke nevojë për një zëvendëspresidente, unë do të isha i gatshëm për një takim pune. Mendoj se mund të ndahem mes këtij roli dhe atij të futbollistes. Mund të flasim për të gjitha detajet, shënoje në axhendë”, ishte postimi i disa në rrjetet sociale që është shpëndarë me shpejtësi, aq sa edhe bashkëshortja e Bajden, Xhill, ka komentuar se do t’i pëlqente të shihte futbollistë në atë rol. /vipsport.al/