sex hikayeleri porno izle kartal escort

Futbolli italian rikthehet mes polemikave, Milani nuk është dakord me planin

Kthimi i futbollit italian ka gëzuar shumë ndjekësit e Serisë A e aq më shumë klubet të cilat në vështirësi financiare, kishin medoemos nevojë që të ktheheshin në aktivitet e të siguronin përsëri të ardhurat nga e drejta televizive. Por jo të gjithë janë të lumtur me planin që është hartuar sot në mbledhjen mes Federatës Italiane dhe qeverisë për rifillimin.

Sipas asaj që u bë e ditur, por mendohet që ndeshjet e para të jenë ato të Kupës së Italisë, e më pas një javë më vonë, të zbresin në fushë skuadrat e Serisë A për t’iu kthyer ndeshjeve të kampionatit aty ku e lanë. Plani në fjalë, nuk pëlqehet nga Milani, një nga skuadrat në garë në Kupën e Italisë, për të cilën ky turne është kthyer në prioritet pasi është e vetmja mundësi për të siguruar një trofe.

“E kuptojmë vlerën që ka t’u ofrojmë të gjithë atyre që dashurojnë futbollin ndeshje cilësore pas disa muajsh në karantinë. Por në aspektin sportiv, e shohim si të diskutueshme të caktojmë një trofe të rëndësishëm si Kupa e Italisë, me dy ndeshje në tre ditë dhe me skuadrat në fushë pas më shumë se 3 muajsh të ndalura”, tha presidenti i kuqezinjve, Paolo Skaroni. Milani ka barazuar 1-1 në shtëpi ndeshjen e parë me Juventusin dhe tani e pret sfida e kthimit në Torino, e cila sigurisht do të luhet pa tifozë. /vipsport.al/