sex hikayeleri porno izle kartal escort

FSHF seminar për protokollin e sigurisë, delegatëve u lindin detyra të reja

Federata Shqiptare e Futbollit po bëhet gati për rinisjen e aktivitetit në fillim të muajit të ardhshëm. Ditë më parë është hartuar një protokoll me rregulla të qarta dhe strikte përsa i përket organizimit të një ndeshje në kohë pandemish si këto të sotmet. Përgjegjësia e kontrollit të zbatimit të kësaj rregulloreje të bazuar në modelin gjerman i bie më shumë në “shpinë” delegatëve të ndeshjeve.

Kështu, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Shefi i Skëtorit të Garave, Lysien Nurishmi kanë organizuar një mbledhje në formën e një seminari, me qëllim orientimin mbi detyrat e reja të delegatëve të Federatës. Organi qeverisës i futbollit thekson se rregullat janë strikte dhe të njëjta në të gjitha nivelet e futbollit.

KOMUNIKATA E FSHF:

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme një seminar informues me delegatët e ndeshjeve, ku është folur për protokollin mjekësor që ka përgatitur FSHF për zhvillimin e ndeshjeve pas përhapjes së Covid-19.

Te pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, dhe shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi. Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, në fjalën e tij informoi delegatët mbi takimet e zhvilluara me të gjithë drejtuesit e klubeve dhe detyrat që ata kanë për zbatimin e protokollit mjekësor që është përgatitur nga FSHF e është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shulku kërkoi nga zyrtarët e ndeshjeve që të tregojnë kujdes maksimal dhe theksoi se toleranca është zero në lidhje me zbatimin e protokollit mjekësor.

Drejtuesi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, bëri një prezantim të detajuar të detyrave dhe përgjegjësive që lindin për delegatët në organizimin e një ndeshjeve në kohë pandemie. Zbatimi dhe kushtet e protokollit mjekësor janë të njëjta për të gjithë, nga futbolli fëmijëve deri te Kategoria Superiore. /vipsport.al/