Frikë nga infektimi me COVID-19, Lampard i jep leje mesfushorit të mos stërvitet me skuadrën

Klubet e Premier League kanë marrë miratimin për të nisur stërvitjen në grup me synimin për t’u rikthyer në fushë e për të mbyllur sezonin. Mirëpo, në testet e fundit që iu bënë futbollistëve në tre klube, rezultuan pozitivë gjashtë futbollistë.

Diçka që tregon se rreziku i infektimit të futbollistëve është real. Ndaj, në stërvitjen e ditës së djeshme të Çelsit është vënë re se mungonte mesfushori Ngolo Kante. Por, francezi kishte marrë lejen e trajnerit Frenk Lampard pasi i kishte rrëfyer se kishte frikë të zbriste në terrenet e stërvitjes.

Tekniku është treguar mirëkuptues dhe e ka lejuar të vazhdonte stërvitjen individuale nga shtëpia, ndërsa ende nuk dihet për sa kohë do ta vazhdojë këtë metodë Kante sepse në një moment ose tjetër, do t’i duhet të bashkohet me shokët e skuadrës. /VipSport.al/