sex hikayeleri porno izle kartal escort

Frashëri: Ndoshta e meriton Tirana, por ia uroj me shpirt titullin Kukësit

Stivi Frashëri ka qenë gjatë karrierës së tij portier si në radhët e Tiranës, ashtu edhe të Kukësit. Dy eksperienca të ndryshme por ku duket se më shumë ka lënë mbrësa ajo te skuadar verilindore, siç la të kuptohet gardiani i cili aktualisht mbron katërkëndorin e Teutës. Në fjalët e tij në “Ora Neës”, Frashëri tregoi pritshëmrinë në vazhdimin e sezonit për durrsakët, por foli edhe për atë që sheh te dueli për titull e si shpreson të përfundojë.

“Ndaj Laçit është nëj transfertë shumë e vështirë, dy ekipe që luftojnë për pjesëmarrjen në Europë. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën dhe pas kësaj gjendje të vështirë të marrim tre pikët që të kthehemi në garën e Europës. Kemi punuar shumë si në fazën individuale, ashtu edhe kolektive dhe kemi besim që në këtë start e 10 ndeshje të japim maksimumin e të bëjmë mirë. Do i marrim ndeshjet një nga një, jemi të fokusuar me Laçin, është e rëndësishme ajo pastaj ndeshjet e tjera.

Gabimet e mia? Ndonjëherë ndodh se pritshmëria ka qenë e madhe, shpresoj të kem kaluar fazën e gambimev. Kam qenë më i ri dhe kam gabuar, shpresoj që nga ky moment të mos gaboj më

Kujt i trembem? Në fazën sulmuese Kukësit se kanë një nga sulmet më të kompletuar e të shpejtë. Por edhe Laçin duke ditur që ka golashënuesin më të mirë, duhet pasur shumë kujdes. Kukësi i vitit të pare ku isha unë ka qenë i kompletuar në të gjitha aspektet, edhe pse luftonte me Skëndebeun për titullin.

Titullin do ia uroja Kukësit, kam kujtime të mira atje. Do ia uroja me shpirt Kukësit, paçka se Tirana po bën mirë e me meritë mund ta marrë, por kjo është preferenca ime”, tha Frashëri. /vipsport.al/