FOTO/ Zbulohet projekt kalendari i rinisjes së Kategorisë së Parë

Federata Shqiptare e Futbollit ditët e fundit po kryen një punë intensive për të përmbushur gjithë detyrat dhe bindur Ministrinë e Shëndetësisë, që futbolli të rinisë sa më shpejt. Pas takimit të djeshëm me presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore dhe hartimit të një projekt kalendari, e sotmja i është dedikuar Kategorisë së Parë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku ka mbledhur të gjithë presidentët e ligës së dytë për nga rëndësia në vendin tonë. Në këtë mbledhje është diskutuar rinisja e aktivitetit dhe është rënë dakord se 7 qershori do të jetë data e rinisjes së Kategorisë së Parë. Ashtu, siç ndodhi dje, pritej të hartohej edhe kalendari dhe kështu ka ndodhur.

Ky projekt kalendar është shpërndarë nëpër media dhe konsiston në dy pjesë të ndryshëm, duke iu përshtatur edhe skemës së kësaj lige. Faza e play-out, ku luajnë skuadrat nga vendi i pestë e më poshtë të dy grupeve do të nisë pikërisht më datë 7 qershor. Ndërkohë për të parë teksa luhet faza e play-off do të duhet të presim datën 14. /vipsport.al/

more recommended stories