FOTO / Sherr për makinën në kufi me Greqinë, Luftëtari bëhet gati të përjashtojë kapitenin

Telashe te Luftëtari para rifillimit të kampionitit. Skuadra gjirokastrite nuk ka qenë e plotë në stërvitjen e saj të parë dhe shkak për këtë është bërë një probleme në kufi me dy futbollistë që kishin udhëtuar drejt Greqisë duke kaluar atje muajt e pandemisë. Një episod që mund t’i kushtojë shumë shtenjtë një prej tyre, mesfushori Donaldo Açka i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit te gjirokastritët në këtë sezon.

Sipas tregimit të vetë drejtorit teknik të klubit, Vangjel Çavo, për mediat greke, Açka ka refuzuar që të udhëtojë drejt Shqiëprisë pa makinën e tij dhe për këtë arsye, e pret një ndëshkim nga klubi deri në ndërprerjen e kontratës. Ndërkohë, Luftëtari priste edhe një ndjesë nga përfaqësuesi i futbollistit, i cili kishte postuar në rrjetet sociale kundër gjirokastritëve duke e cilësuar si sjellje jokorrekte ndaj lojtarit.

“Që nga e enjtja, lojtarët Donaldo Açka dhe Andon Karabina, që jetonin në Greqi, u informuan nga unë me një dokument zyrtar që më datën 18 maj, pra sot, duhej të ishin në stëritje me ekipin, pasi me urdhër të FSHF të gjitha skuadrat duhej të fillonin stërvitjen.

Për të kaluar kufirin, zoti Açka duhej të kishte një kartë identiteti apo një pasaportë shqiptare me vete, pasi luan këtu si një shtetas shqiptar që të mos zërë në ekip vendin e një të huaji. Kur ai arriti në kufi, futbollisti kishte me vete vetëm një kartë identiteti greke dhe u mundua që të kalonte me të. Kjo krijoi probleme në kufi dhe kur u lajmërua klubi, me ndërhyrjen e FSHF, u dha një urdhër që lojtari të kalonte por pa makinën e tij.

Zoti Açka ishte kundër lënies së makinës në kufi dhe vendosi që të mos udhëtonte aspak, në një komunikim me skuadrën ai bëri të ditur se nëse nuk kalonte makina, ai nuk do të kthehej në Shqipëri. Tashmë klubi do të veprpjë sipas rregulloreve të brendshme dhe do të vendoset një gjobë e çfarë parashikon ajo, ndërsa në mbledhjen e ardhshme të drejtuesve do diskutojmë që të ndërpresim kontratën me futbollsitin”, shpjegoi Çavo për mediat greke, ku tregoi edhe e-mailet që kishte dërguar për të bërë të mundur udhëtimin e dy futbollistëve drejt Shqipërisë. /vipsport.al/