FOTO/ Partizani zbret në fushë, të kuqtë marrin masat për të zbatuar rregullat e reja

Ditën e sotme, klubet nisin përgatitjet në grup me qëllimin për t’u përgatitur e për të rifilluar kampionatin më datë tre qershor. Së fundmi, Partizani nëpërmjet faqes së saj zyrtare ka publikuar pamjet nga stërvitja e parë pas dy muajve e cila normalisht është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo rrezik nga koronavirusi.

Në këtë formë, të kuqte so të vazhdojnë përditë stërvitjen intensive në mënyrë për të rritur kondicionin fizik të futbollistëve.

Aktualisht, Partizani renditet në vendin e gjashtë të Kategorisë Superiore duke synuar një vend në Kupat e Europës, ndërsa ndeshjen e parë pas kësaj ndërprerja e ka në kryeqyetet ndaj Skënderbeut. /VipSport.al/