sex hikayeleri porno izle kartal escort

FOTO / Nuk pagoi nigerianin, klubit shqiptar i vjen shkresë nga FIFA kërcënohet me zbritje pikësh!

Klubet shqiptare vazhdojnë që të mos jenë korrekte jo vetëm me lojtarët vendas, por edhe ata të huaj në aspektin e pagave mujore dhe kësteve të kontratës.

Mirëpo, vitet e fundit, duke qenë se Dhoma e Zgjidhjes ë Konflikteve në FSHF, shpesh nuk u jep zgjidhje duke mbajtur peng lojtarët e duke favorizuar shpesh edhe klubet, sidomos të huajt ndjekin rrugën më të gjatë, por më frytdhënëse për ta duke kërkuar të drejtën e tyre të mohuar.

FIFA së fundmi ka lajmëruar me anë të një shkrese zyrtarët e klubit të Turbinës dhe bëhet fjalë për mospagimin e nigerianit Efjong Ejo, që në vendin tonë ka mbërritur për llogari të Dinamos. Më pas ka luajtur për Laçin e Shkumbinin dhe dy sezone me cërrikasit.

Nigeriani në janar është bërë pjesë e skluadrës së Apolonisë së Fierit.

FIFA kërcënon cërrikasit jo vetëm me zbritjen e 3 pikëve, por edhe me mosfederim të lojtarëve në merkaton e radhës nëse nuk është korrekte me pagat që nuk i janë shlyer lojtarit…

E.Saliu/Vipsport.al/