FOTO / Marketingu nuk njeh kufi, tani Interi shet soba, frigoriferë, lavatriçe…

Imazhi mbi të gjitha dhe që emri të kthehet në një markë të njohur ndërkombëtare. Këto janë dy nga objektivat kryesorë që Suning i ka vënë Interit në këtë fazë të parë që kur ka marrë drejtimin e klubit, duke synuar që ta bëjë përsëri një superfuqi ndërkombëtare në të gjithë botën si emër, paralelisht me aspektin sportiv që vjen duke u përmirësuar nga sezoni në sezon.

Për ta bërë një gjë të tillë, Suning ka filluar të zgjerojë prodhimet e markës së Interit, duke dalë tërësisht nga bota e futbollit. Kështu, në Kinë, kompania nëpërmjet faqes së vet zyrtare ka hapur një dyqan të Interit ku nuk blen vetëm bluza e veshmbathje sportive.

Aty reklamohen dhe shiten gjëra nga më të ndryshmet, mes të cilave elektro-shtëpiake. Kështu, në fazën e Suning gjen frigoriferë me logo të Interit, lavatriçe, soba apo kondicionerë. Gjithçka për të apasionuarit e kësaj skuadre të cilët tashmë mund të mobilojnë të gjithë shtëpinë e tyre me materialet e zikaltërve. /vipsport.al/