FOTO/ Kukësi zbret në fushë, verilindorët me grup të plotë në Elbasan

Dita e sotme ka qenë më e lumtura e dy muajve të fundit për futbollistët, trajnerët, por edhe për tifozët. Më në fund qeveria ndezi dritën jeshile për të lejuar stërvitjet në grup dhe për t’i hapur rrugën në këtë mënyrë mbylljes së kampionatit në fushë, që këtë sezon sheh si rivalë Kukësin dhe Tiranën.

Janë pikërisht verilindorët, që kanë publikuar foto nga stërvitja e parë pas më shumë se dy muajve. Siç shkruhet në postimin e klubit, Shehi me skuadrën janë vendosur në Elbasan, ku do kryejnë këtë minifazë përgatitore për të qenë sa më të gatshëm në rrugën e vështirë për të arritur Tiranën e distancuar 9 pikë, ndërkohë që është një fazë e tërë për tu luajtur, pra 10 ndeshje.

Më në fund janë zgjidhur edhe problemet me dëmtimet dhe riatdhesimin dhe skuadra e Orges Shehit ditën e sotme ka qenë e plotë, ndryshe nga ndeshjet e fundit nën drejtimin e durrsakut, por edhe ish-trajnerit Duro.

Postimi i Klubit:

tuzla escort

Ekipi është rikthyer sot në fushë pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të Covid-19. Duke respektuar distancën e sigurisë dhe protokollin, futbollistët kanë rinisur përgatitjet. Skuadra është zhvendosur në Elbasan ku do të zhvillojë edhe një fazë përgatitore para rikthimit të kampionatit, i planifikuar për të rinisur në datën 3 qershor. /vipsport.al/

more recommended stories