FOTO/ Kosova ka një tjetër stadium të ri, pranë përfundimit “shtëpia” e Feronikelit

Federata e Kosovës tashmë është pjesëtare e qeverisë së futbollit europian dhe duhet të punojë shumë për të arritur disa kritere themelore, që kërkon UEFA. Një prej këtyre është infrastruktura, që në Kosovë kanë shumë punë për të bërë. Financiarisht dardanët janë më të rregullt se në vendin tonë, por lojtarët shqiptarë, të cilët aktivizohen atje, ankohen për insfrastrukturën.

Pas rikonstruksionit të stadiumit të Prishtinës vite më parë, radhën e ka ai i kampionëve në fuqi. Stadiumi i Feronikelit ka marrë një pamje shumë më të bukur se më parë dhe është pranë përfundimit të punimeve. Fusha është e përfunduar dhe po ashtu edhe shkallët e stadiumit, që u mungojnë vetëm stolat.

Këto zhvillime i bën të ditura vetë klubi nga Drenasi nëpërmjet fotove të postuara në “Facebook”, ku qielli blu i Kosovës kombinohet shumë bukur me fushën e blertë dhe pamjen e rregullt të stadiumit. Ky impiant pritet të mbajë rreth 8 mijë spektatorë në të. Më parë atje stërvitej kombëtarja e Kosovës, ndërkohë tani dardanët mund ta zhfrytëzojnë edhe për qëllime më madhore. /vipsport.al/