sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / Gafë e pabesueshme në prezantimin e Jap Stam në MLS, nuk kanë fund talljet e tifozëve dhe rivalëve

Klubi i Cincinatit është bërë protagonist i një gafe të pabesueshme në prezantimin që ka bërë në rrjetet sociale të trajnerit të ri. Klubi i MLS ka njoftuar se Jap Stam është tekniku i ri i skuadrës, por në vend të fotos së tij, ka vendosur atë të Tinus Van Teunenbrok, menaxherit të skuadrave të të rinjve te Ajaksi.

Ngjashmëria mes të dyve është e madhe, por gjithsesi duket e pabesueshme se si klubi i MLS ka ngatërruar persona, duke llogaritur që bëhet fjalë për trajnerin e ri. Sapo foto u publikua në rrjetet sociale, nuk kanë munguar talljet e tifozëve të cilët kanë postuar foto të tjera të personazheve pa flokë si Kolina, Ten Hag, Gravesen apo edhe aktorit Brus Uillis. Ndërkohë, një tjetër kishte postuar foton e Karlos Valderramës duke i sugjeruar klubit se kolumbiani ishte në të vërtetë tarjneri holandez.

Nuk kanë munguar talljet as nga klubet rivale. Hjuston i ka uruar mirëseardhjen holandezit duke postuar foton e Filip Senderos, ndërsas Filadelfia ka shkuar edhe më tej duke postuar foton e këngëtarit Pitbull. /vipsport.al/