sex hikayeleri porno izle kartal escort

FOTO/ Duka poston foto me motor sportiv, Osmani: “Mos se po presim pagën e dytë e luftës”

Tefik Osmani është një nga futbollistët shqiptarë më karizmatik në jetën e përditshme, por edhe në rrjetet sociale. Gjatë ditëve të pandemisë, ku të gjithë duhet të mbylleshim në shtëpi, korçari ka lëshuar deklarata mjaft pikante dhe ironike me mjaft doza humori brenda tyre.

Karantina mbaroi, por Tefiku mbetet i njëjti. Në “Instagram” është i përditësuar me të rejat më të fundit dhe madje në shumë raste zgjedh edhe të komentojë. Ditën e sotme pre e ironisë “therëse” të mbrojtësit të Tiranës ka rënë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ky i fundit edhe pse tashmë ka arritur një moshë relativisht të madhe për të udhëtuar me motorë sportivë nuk kompleksohet aspak dhe ditën e sotme ka zgjedhur të shkojë në punë me një të tillë. Këtë eksperiencë Duka ka vendosur ta ndajë edhe me fansat e tij në “Instagram”, duke postuar dy foto.

Pikërisht këtu Tefik Osmani ka gjetur “shteg” dhe ka komentuar: “Armand Duka mos me motor se po presim pagën e dytë të luftës”. Një koment mjaft ironik ky i mbrojtësit të Tiranës, të cilit presidenti i qeverisë së futbollit nuk ka preferuar t’i kthejë një përgjigje. /vipsport.al/