sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / Deklarata e Mercedes, vjen reagimi zyrtar nga Bylisi: Lojtari është paguar, ja provat e klubit

Pas deklaratave që ka dhënë braziliani Visente De Paula Mercedes, ka reaguar klubi ballshiot ditën e sotme. Në faqen zyrtare, Bylisi përgënjeshtron me fakte, madje duke paraqitur edhe një mandat, që lojtari ka marrë rrogën e plot në muajin shkurt e jo vetëm.

Në fakt, rezulton se Mercedes ka mbërritur në Shqipëri në fund të janarit, ndërsa edhe pagën e marsit e ka marrë ashtu si tërë lojtarët e Supeiores nga FSHF si pagë lufte, ashtu si do të marrë edhe prillin. Ja çfarë ka postuar klubi ballshiot në faqen e vet zyrtare pas akuzave të brazilianit, duke i hedhur poshtë ato, por edhe duke vënë në dukej edhe disa sjellje problematike të tij të përsëritura…: “

Deklarata e brazilianit Visente, vjen reagimi zyrtar i FK BYLIS

Klubi i Bylisit ka reaguar në lidhje me deklaratën e dhënë nga lojtari brazilian Visente de Paula Mercedes. Sipas ballshiotëve, që japin edhe fakte, në një reagim zyrtar që ka dhënë klubi deklarata e brazilianit është e pavërtetë. Ja reagimi i FK BYLIS: “Jemi njohur me deklaratën e dhënë nga ana e lojtarit brazilian Visente de Paula Mercedes dhe sqarojmë me prova dhe fakte se deklarata e tij është një mashtrim. Sa i përket pagave, lojtari ka ardhur në fundin e muajit janar, në muajin shkurt është paguar madje e provojmë edhe me mandate me rrogën e plotë, nga 1300 euro pagë bruto, i kanë kaluar në llogari 1018 euro pagë neto. Siç edhe dihet, në muajin mars, për shkak të pandemisë, FSHF me një vendim të Komitetit Ekzekutiv, kaloi pagën në llogarinë e lojtarit, ashtu si do të kalojë edhe prillin, për Visenten dhe çdo lojtar të Bylisit dhe skuadrave të tjera, sepse ka një vendim për të cilin jemi vënë në dijeni sapo u shpall situata e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërsa muajin maji s’e ka marrë askush sepse ende nuk është plotësuar afati. Lojtari Visente edhe ditën e hënë, kur u grumbullua skuadra për të nisur stërvitjen, u paraqit por nxori si pretekst se është i dëmtuar, nuk u stërvit paradite,  ndërsa në seancën e pasdites nuk u paraqit fare në ambientet e stërvitjes si pjesa tjetër e skuadrës.  I është bërë rezonanca në Spitalin Amerikan dhe nga përgjigja rezulton se nuk ka asnjë dëmtim, duke mashtruar sërish! Sa i përket kontratës së Mercedes, ajo është dy vjeçare, ndërsa kur është paraqitur në Ballsh ka nxjerrë pretendimin se nuk e kishte lexuar mirë! Lojtari ka njoftuar se ka pasur fatkeqësi familjare, i jemi gjendur pranë, por nuk është ndalur që të shkojë pranë familjes, sepse nuk e pengojmë, jo vetëm atë po asnjë, madje ai nuk ka bërë asnjë kërkesë në klub. Ne i kemi qendruar afër, e madje sapo na ka dhënë lajmin e kemi lënë pushim. Visente dhe çdo futbollist, para se të dalë në media, për çdo problem e ka derën e hapur në klub dhe duhet që t’iu drejtohet instancave përkatëse, jo të dalë në media duke shkelur etikën e klubit…”, – është reagimi i klubit ballshiot në faqen zyrtare.

#FKBYLIS

#FAQJAZYRTARE