sex hikayeleri porno izle kartal escort

Forma e mirë e Malës dhe shpërthimi i sulmit, Sormani ka një Partizan agresiv para rifillimit

Në kompleksin stërvitor ku stërvitet në kryeqytet, Partizani ka luajtur kundër Turbinës së Kategorisë së Parë një ndeshje miqësore. Por, diferencat kanë qenë të dukshme gjatë gjithë testit  kundër Turbinës së Cërrikut, të cilën skuadra e Sormanit e ka shpërtalluar me rezultatin 8-1.

Një fitore tenistike që jep shpresë për kampionët në fuqi, ndërkohë që golat u shënuan nga Cara, Bardhi dy herë, Çinari, Telushi, Solomon, Llanaj dhe Braun.

Ajo që ra në sy ishte “etja” që treguan lojtarët e kuq, ndërsa tashmë Partizanit i duhet që të tregojë veten në sfidën e radhës javën që vjen, atë me skuadrën e Skënderbeut.

Fitorja sigurisht që i mban të kuqtë në garën për Europën, ndërsa duhet theksuar se një formë mjaft të mirë është duke treguar edhe Esat Mala në prag të rifillimit të pjesës së mbetur të sezonit dhe tashmë duket se Sormani do të ketë një skuadër ndryshe, të cilën e njeh më mirë dhe synon që të paktën këtë seozn të jetë në Europë ndonëse konkurrenca është e madhe në Supeiore.

E.S./Vipsport.al/