sex hikayeleri porno izle kartal escort

Florian Kamberi në ajër, Rejnxhërs pret udhëzime nga UEFA për sulmuesin

Mbyllja në tavolinë e kampionatit në Skoci i ka krijuar probleme të mëdha sulmuesit më të ri të Shqipërisë, Florian Kamberi. Futbollsiti ishte huazuar te Rejnxhërs në janar dhe po mundohej që në këto muaj të siguronte një kontratë me skuadrën e drejtuar nga Stiven Xherard. Por COVID-19 shkatërroi gjithçka dhe mbyllja e kampionatit në Skoci para kohe ka ulur ndjeshëm shanset e rinovimit.

Megjithatë, Rejnxhërs nuk do të që të heqë dorë nga sulmuesi pa u mbyllur edhe sezoni ndërkombëtar. Skuadra skoceze merr pjesë në Ligën e Europës dhe ka ende për të luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Bajer Leverkusen, pasi humbi të parën në shtëpi 1-3. Ajo kërkon që të mbajë Kamberin deri kur të luhet kjo ndeshje, ndonëse në teori në fund të qershorit Kamberi duhet të kthehet përsëri pjesë e Hibernian që zotëron kartonin e tij.

Rejnxhërs nuk ka vendosur nëse do të blejë lojtarin apo jo, por kërkon ta ketë deri në fund të sezonit ndërkombëtar, situatë për të cilën ka kërkuar udhëzime nga UEFA meqë ndeshja ndaj gjermanëve parashikohet të zhvillohet në gusht. Nëse UEFA urdhëron “ngrirjen” e huazimeve derisa të mbarojë sezoni ndërkombëtar, Kamberi do të ketë edhe një shans tjetër për të bindur Xherard të blejë përfundimisht kartonin e tij. Përndryshe, do të kalojë gjithë verën me pasigurinë e të ardhmes, pasi te Hibernian i ka mbyllur dyert vetes me deklaratat që bëri për Rejnxhërs duke e cilësuar klubin e ëndrrave në Skoci. /vipsport.al/