Flet gjiganti i Laçit, Ignjatoviç: Do të jemi gati për rinisjen, të pamundurën për Europa League

Laçi i Armando Cungut po ecte mirë para pandemisë, duke arritur të mbajë vendin e tretë, që të çon në turin e parë të Europa League. Për “Super Sport” ka folur lideri i mbrojtjes laçjanë, Aleksandër Ignjatovic, i cili beson se skuadra do jetë gati për rinisjen e kampionatit dhe tregon se objektivi është pjesëmarrja në Europa League.

KARANTINA-“Për të gjithë ekipin dhe lojtarët ishte e vështirë të qëndroje për dy muaj pa luajtur. Sidoqoftë tashmë kemi dy javë në dispozicion per tu përgatitur sa më shumë të jetë e mundur. Të japim maksimumin dhe të jemi gati kur të fillojë kampionati”.

STËRVITJA- “Po stërvitemi në mënyrë individuale dhe është komplet diçka tjetër kur stërvitesh në grup. Përgatitja individuale më shumë shërben që t’i të mos pësosh dëmtime, por t’i duhet të stërvitesh me skuadrën që të jesh gati për ndeshjet e forta. Sidoqoftë mendoje se do të arrimë të jemi gati kur gara të rifillojë”.

OBJEKTIVAT- “Në aspketin psikologjik besoj se të gjithe ne duhet të përpiqemi maksimalisht të punojmë me veten për të qenë të përgatitur sepse kjo pandemi për të gjithë krijoi një situatë të pakëndshme. Gjithsesi hap pas hapi do t’i kthehemi normalitetit. Përsa i përket objektivave Europa është synimi jonë dhe do të bejmë të pamundurën për ta arritur atë”. /vipsport.al/