Flet drejtori sportiv i Veronës, D’Amiko: Kumbulla ikën vetëm nëse vjen oferta e duhur, ja sa e vlerësojmë

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të sikatur të këtij sezoni në Serie A dhe gjigantë nga kampionatet më të forta të globit janë në garë për të blerë shërbimet e tij nga Verona. Vetë klubi verdheblu është gati ta shesë “xhevahirin”, por vetëm nëse vjen oferta e duhur. Këtë e bën të qartë edhe vetë drejtori sportiv i Veronës, Toni D’Amiko, i cili tregon se Verona e vlerëson Kumbullën 25 milionë euro e sipër. Në rast se nuk vjen një ofertë me të tilla shifra, D’Amiko tregoi se talenti i kombëtares sonë mund të qëndrojë te Verona.

“Pas pandemisë të gjitha skuadrat do të kenë probleme me buxhetin, duke nisur nga më të mëdhatë e Europës. Një klub si Verona nuk mund t’ia lejojë vetes që të bjerë viktimë e ofertave të ulëta. As që e çojmë nëpër mendje, jemi të fokusuar për rinisjen e kampionatit. Të mbarojmë sezonin, më pas të mendojmë për merkaton.

Kumbulla? Është i fortë, e vlerësojmë më shumë se 25 milionë euro. Ka zhvilluar një kampionat të mrekullueshëm dhe i janë vënë pas klubet e mëdha në Europë. Do të ketë shumë kërkesa, edhe tani po ndodh. Gjithsesi është herët për të folur me shifra konkrete. Nuk është e thënë që do të shitet medoemos, ka shumë kohë në dispozicion, pasi është i ri. E bukura është që vjen nga të rinjtë, e gjitha është meritë e presidentit Seti”, përfundoi drejtori i Veronës. /vipsport.al/

UDINE, ITALY – FEBRUARY 16: Marash Kumbulla of Hellas Verona competes for the ball with Kevin Lasagna of Udinese Calcio during the Serie A match between Udinese Calcio and Hellas Verona at Stadio Friuli on February 16, 2020 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)