sex hikayeleri porno izle kartal escort

Flet Asani nga Suedia: Këtu futbolli do të nisë me tifozë, besoj se AIK do ta blejë kartonin tim

Më datë 14 qershor edhe Suedia do të nisë futbollin pas pezullimit për shkak të koronavirusit. Pjesë e kampionatit suedez është edhe Jasir Asani, i cili si i huazuar nga Partizani është bërë pjesë e AIK Stokolm. Sulmuesi ka folur për “Fan Zone” në ditën e sotme teksa ka theksuar se pavarësisht se me AIK ka luajtur vetëm ndeshje miqësore, beson se klubi do ta blejë kartonin e tij për ta transferuar përfundimisht. Sa i përket futbollit, Asani shprehet se në Suedi me shumë mundësi stadiumet do të jenë me tifozë si normalisht.

“Shyqyr Zoti jam shumë mirë. Këtu ka qenë gjithmonë hapur. Kemi vazhduar stërvitjen. Bisedoj çdo ditë me familjen. Në Maqedoni tani janë të gjitha hapur dhe shyqyr Zotit janë të gjithë mirë. Shumë pak kam folur me shokët te Partizani. Nuk mund të flas ditë për ditë, duhet të pushojmë, sepse stërvitemi shumë.

Në Suedi duan klubet që ta nisin me tifozë kampionatin dhe ashtu do të niset sipas gjasave. Gjendja këtu është e mirë, njerëzit dalin dhe stadiumet pritet që të jenë si më parë. E ardhmja? Do të flas me menaxherin, kam folur me stafin dhe drejtorin e klubit.

Më kanë pëlqyer shumë, megjithëse për shkakun e Koronavirusit unë kam luajtur vetëm miqësore dhe ndeshje jo të rëndësishme. Por kam dhënë maksimumin tim dhe besoj se do të rri këtu. Të hënën do të merret vendimi, por besoj se AIK ka për të blerë kartonin tim dhe do të vazhdoj te AIK”.

Jeta në Stokolm- “Suedezet janë të ftohta shumë. Ne jemi më të afërt. Nuk kam ardhur këtu për të kapur vajza, por për të luajtur futboll. Unë mendoj se më mirë se shqiptares s’ka askund. Më ka marrë malli për Tiranën. Më pëlqen që kur të le futbollin të jetoj në Tiranë. u shpreh Asani. /VipSport.al/