sex hikayeleri porno izle kartal escort

Flamurtari, Resuli e Birçe drejt stolit deri në fund të sezonit

Flamurtari duket se vijon që të ketë probleme në këtë periudhë. Përpos çështjes së pagave, duket se në Vlorë tashmë edhe lojtarët kanë “firuar”. Trajneri Troisi ende nuk ka mbërritur, por edhe nëse vjen zor se mund të drejtojë ekipin në seancat e radhës, pasi duhet që të vetkarantinohet.

Stërvitjen vijojnë që ta drejtojnë Dritan Resuli e Luan Birçe që kanë bërë edhe trajnerin në ndeshjet e Supeiores, duke qenë se Troisi nuk ka licencën “UEFA-PRO”.

Me sa duket, deri në fund, ata do të jenë trajnerë në Vlorë, ndonëse trajneri brazilian, Marselo Troisi ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, e madje ka qenë i hapur edhe për bashkëpunim për më vonë.

Fakti që ai ende nuk po vjen, të bën të dyshosh se kuqezinjtë, janë duke menduar më shumë për të ardhmen se sa për të tashmen…

E.S./Vipsport.al/