sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Flamurtari pa trajner dhe me katër mungesa, tani si U-19!

Flamurtari duket se vijon që të ketë probleme në këtë periudhë. Përpos çështjes së pagave, duket se në Vlorë tashmë edhe lojtarët kanë “firuar”. Trajneri Troisi ende nuk ka mbërritur, por edhe nëse vjen zor se mund të drejtojë ekipin në seancat e radhës, pasi duhet që të vetkarantinohet për dy javë.

Por, nuk janë në Vlorë edhe lojtarët shkodranë duke filluar që me Xhevahir Sukajn që ka luajtur shumë pak këtë sezon me vlonjatët dhe nuk dihet nëse do të jetë ose jo me skuadrën në vijim e garës.

Por, jo vetëm ai, pasi edhe Olsi Gocaj nuk ka qenë me ekipin, ashtu si dhe Sarris, greku që ndodhet në Vlorë.

Këtyre u shtohet edhe Kreshnik Nebihu, ndërsa tashmë vlonjatët të ngjasojnë me një skuadër U-19, duke qenë se pjesa dërrmuese e lojtarëve në ekip janë të moshës 17-21 vjeç. Stërvitjen vijojnë që ta drejtojnë Dritan Resuli e Luan Birçe që kanë bërë edhe trajner duke qenë se Troisi nuk ka licencë.

E.S./Vipsport.al/