Festonte ditëlindjen, ndahet nga jeta prof. Gudar Beqiraj

Ditën e sotme në festën e ditëlindjes së tij është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare një figurë shumë e njohur e sportit shqiptar. Gudar Beqiraj ishte një personalitet në fushën e sportit të peshëngritjes, si sportist dhe arbitër, duke përfshirë arbitrimin në kategorinë e parë ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka kontribuar duke mbajtur postin e presidenit të federatës kombëtare të këtij sporti dhe si zëvendëspresident i Komitetit Olimpik Kombëtar.

Përveç lidhjes së ngushtë me sportin ai ishte edhe një njeri shumë i formuar në një tjetër fushë të jetës. Ishte diplomuar në fushën e matematikës dhe një ndër të parët specialistë shqiptarë të formuar në metodat e informatikës së aplikuar në fushën e gjeofizikës (Universiteti Paris VI, Francë), duke vijuar më tej me formimin përmes punës në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Gudar Beqiraj ka drejtuar Akademinë e Shkencave i zgjedhur nga Asambleja në detyrën e kryetarit dhe të zëvendësit. Së fundi kryente detyrën e rektorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Për ikjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Komiteti Olimpik Kombëtar, që vlerëson igurën dhe kontributet e dhëna nga Beqiraj në sportin shqiptar.

POSTIMI I KOKSH:

Ndahet nga jeta prof.Gudar Beqiraj

Pikerisht ne diten e ditelindjes se tij, kur duhet te festonte 72 vjetorin, akademiku Gudar Beqiraj nxitoi te ikte nga kjo jete. Kjo humbje e madhe la pas dhimbje dhe trishtim tek te gjithe ato qe e njohen, vecmas per boten e sportit aty ku dha kontribut te vyer si Zv. President i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, por pa harruar edhe kontributin në sportin e Peshngritjes ku punoi si arbiter Nderkombetar por edhe drejtues i Federates Peshengritjes per 8 vite.
Per kontributin e tij ne zhvillimin e Olimpizmit dhe ne sport, Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar e ka vleresuar me titullin “Urdheri Olimpik”. KOKSH i shpreh ngushellime familjes dhe te gjithe komunitetit sportiv per humbjen e madhe.
U prehsh ne paqe profesor !
Do te na mungosh te gjitheve ! /vipsport.al/