Fenerbahçe kërkon një mbrojtës, interesohet për patriotin e Muriqit

Klubi i Fenerbahçes në sezonin e ardhshëm duket se do të ndërpresë marrëdhënien me Mauricio Islën. Në këtë formë, “kanarinat” kërkojnë një zëvendësues për kilianin, ndërsa emri më favorit duket Florent Hadërgjonaj.

25-vjeçari është në pronësinë e klubit anglez të Hadërsfilld, por aktivizohet në Turqi si i huazuar te skuadra e Kasimpasha. Ndërkohë, me klubin e Hadërsfilld, Hadërgjonaj ka edhe një vit kontratë por duket sikur nuk ka vulllnet për rinovim, ndaj Fenerbahçe pritet të nisë diskutimet me anglezët.

Nëse gjithçka mbyllet sipas parashikimeve të turqve, atëherë Hadërgjonaj do të gjente te Fenerbahçe edhe një tjetër shqiptar, Vedat Muriqin, me të cilin luan te Përfaqësuesja e Kosovës. /VipSport.al/