sex hikayeleri porno izle kartal escort

Feberbahçe përgatitet për largimin e tij, Muriqi këshillon ta zëvendësojnë me një shqiptar

Vedat Muriqi këtë sezon është lojtari më i mirë i Fenerbahçes dhe si i tillë ka fituar interesin e disa prej klubeve më të mira të Europës, mes tyre Lacio e Totenhem. Gjiganti i kombëtares së Kosovës pritet të largohet këtë verë dhe klubi nga Stambolli do të nisë punën për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Është vetë gjiganti i sulmit, që mundohet të hyjë në rolin e drejtorit sportiv, kur vendos t’i propozojë klubit një bomber për të përforcuar sulmin. Elbasan Rashani është një nga partnerët e Muriqit në sulmin e Kosovës dhe sipas “Fanatik”, sulmuesi i Fenerit e sheh si zëvendësuesin e tij te klubi historik turk.

Elbasani aktivizohet me ekipin e Odd në Norvegji, ku është titullar, megjithëse nuk ka marrëdhënie perfekte me golin. Ai ka shënuar vetëm 3 gola në 29 ndeshje në sezonin, që u mbyll në fund të vitit 2019. Kontrata e Rashanit me norvegjezët përfundon këtë verë dhe Fenerbahçe mund ta arrijë pa asnjë para të harxhuar. /vipsoort.al/

BRONDBY, DENMARK – JULY 30: Elbasan Rashani of Brondby IF looks dejected during the UEFA Europa League Qualification match between Brondby and AC Omonoia at Brondby Stadion on July 29, 2015 in Brondby, Denmark. (Photo by Lars Ronbog / FrontZoneSport via Getty Images)