Fakiç elozhe Takajt dhe Skënderbeut, i “shkel” syrin Tiranës…!

Haris Fakiç, menaxheri i njohur ndihmoi jo pak korçarët që të mbushnin arkat me disa shitje të lojtarëve të tyre shqiptarë dhe të huaj, por edhe me pjesëmarrjen në Europë në vitet e shkuara.

Skënderbeu

Në një prononcim që ka dhënë për “Fan Zone”, Haris Fakiç flet për korçarët dhe jo vetëm…  Ja se si e nis ai prononcimin e tij. “Të jem i sinqertë, kur shkova te Skënderbeu projekti ishte i ngritur në gjysmën e tij, duhet të kesh plane për të ardhmen dhe Takaj është një presidenti i mrekullueshëm. Ka një dashuri dhe njohje të madhe për futbollin”.

Tirana

“Tirana është i vetmi klub që unë e shoh me potencialin për të përsëritur atë Skënderbe. Në kohën kur ishim në Europë, tifozët e Tiranës dhe Partizanit na ndiqnin. Shqipëria ka investuar në infrastrukturë dhe Kosova do vite që të arrijë këtë, më vjen keq se ka potencial”.

Talentet

Pak vite më parë, Fakiç udhëtoi drejt Nigerisë, aty ku zbuloi disa lojtarë të talentuar që erdhën në Korçë, u huazuan për më shumë eksperiencë në Kosovë dhe jo vetëm, e ndonjë prej tyre edhe është shitur…Por, ai flet edhe për talented në Kosovë që sipas tij: “Sa i takon talenteve, Kosova i ka me bollëk dhe do vazhdojë të ketë lojtarë si Rashica, Berisha, Muriqi dhe të tjerë”, – tha Fakiç në fund të prononcimit të tij.

E.S./Vipsport.al/