Është më i dalluari te Verderi, por legjenda gjermane i del kundër Rashicës: Fryhet si kaposh!

Milot Rashica është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Verder Bremen, e kjo ka bërë që klube të shumta të vihen pas yllit të Përfaqësueses së Kosovës. Mirëpo, jo të gjithë duket se janë dakord me sjelljen e sulmuesit në fushë.

Ai që ka folur për performancat e Rashicës së fundmi është Mario Basler, legjendë gjermane, ish-futbollist i Bajern Mynih. Basler thekson se ndoshta Rashica është i fokusuar te e ardhmja dhe nuk mendon më për skuadrën, ndaj në fushë duket se “fryhet si kaposh”.

“Rashica po zhgënjen gjithnjë e më shumë. Ndoshta ka nisur që tani të mendojë për një klub tjetër në kokën e tij. Kjo është me të vërtet shumë irrituese. Kur e shikoj duke ecur përreth fushës, fryhet si kaposh, edhe nëse është një fubollist i shkëlqyer. Ndonjëherë e pyes veten se çfarë kërkon në fushën e lojës”, u shpreh Basler. /VipSport.al/