E zbulon “Vipsport”, një tjetër fierak në U-21, golashënuesi i Apolonisë pritet të grumbullohet nga Bushi

Apolonia në vitet e fundit i është rikthyer traditës së kampionateve të shkuara, ku lojtarët e saj janë grumbulluar nga skuadra Shpresa U-21 dhe Kombëtaret e moshave. Pas portierit Romeo Harizaj apo dhe sulmuesit Redon Mihana, si dhe mbrojtësit të linjës së djathtë Eljon Sota, është një tjetër futbollist fierak që ka dalë nga Akademia bardhejeshile që pritet të grumbullohet.

Në fakt, ai është një nga zbulimet sezoneve të fundit që ka luajtur me fierakët në ekipin e parë që në moshën 17-vjeçare, Mario Gjata. Në tri sezonet që ka luajtur së fundmi, ai është spikatur si shënues. 

Gjata është 19 vjeçar dhe deri më tani, këtë seozn ka shënuar 8 gola, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë të së parës dhe padyshim golashënuesi kryesor në radhët e Apolonisë që mban vendin e dytë në Grupin B.

Trajneri Alban Bushi ka qenë në stadium dhe e ka ndjekur Mario Gjatën ashtu siç ka dashur që të shoh edhe Harizajn, Sitën e Mihanën që janë grumbulluar edhe më parë prej tij në listën e Shpresave U-21.

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories