E zbulon menaxheri, klubi i Premier Ligës u drejtua me ofertë zyrtare për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është një nga më të mirët e kampionatit turk dhe sulmuesi kryesor i kombëtares së Kosovës. Qendërsulmuesi këtë sezon është transferuar te Fenerbahçe, ku ka arritur të bëjë shumë mirë dhe të tregojë cilësi premtuese. Muriqi është autor i 15 golave dhe 5 asisteve këtë sezon me skuadrën nga Stambolli. Këto tregues kanë bërë që klube të mëdha në Europë nga kampionate të forta të interesohen për shërbimet e 25-vjeçarit.

Lacio është skuadra që po insiston më shumë për momentin, ndërkohë që Totenhem shfaqi interes që në merkaton e dimrit, por menaxheri i Muriqit, Haluk Çanatar zbulon se londinezët nuk janë drejtuar me një ofertë zyrtare. E vetmja skuadër që e ka bërë këtë është Bërnlej, me Fenerbahçen, që refuzoi ta linte të largohej në dimër sulmuesin kryesor të skuadrës.

“Është e vërtetë se ka pasur ofertë konkrete nga Bërnlej, por klubi vendosi që mos ta shesë në merkaton e janarit. Sa u përket ekipeve të tjera si Totenhem, Napoli e Lacio këto klube kanë shprehur interesim, por nuk ka pasur asgjë konkrete. Kontratën e klientit tim e ka në dorë edhe për katër vjet Fenerbahçe dhe se ata së bashku me lojtarin do të vendosin për të ardhmen”, u shpreh agjenti. /vipsport.al/