sex hikayeleri porno izle kartal escort

E krahasuan në “Instagram” me Rashicën, “nxehet” keq sulmuesi i Kosovës

Kosova është një kombëtare e re dhe e pranuar së fundmi në FIFA dhe UEFA, por fatmirësisht kanë një brez të artë futbollistësh, që kur i sheh të luajnë, pjesëmarrjen në kompeticione madhore e quan objektiv dhe jo ëndërr. Trajneri Shaland ka mjaft vështirësi për të zgjedhur më të mirët e formacionit të tij për shkak se ka shumë lojtarë, që meritojnë të nisin ndeshjet nga e para.

E gjithë kjo konkurencë sjell edhe karahasime, siç ka bërë një prej faqeve në rrjetet sociale dedikuar futbollit kosovar. Në “Instagram” faqja ka pyetur fansat se cili është lojtari i preferuar mes sulmuesit të Reims në Francë, Arbër Zenelit dhe atij të Verderit në Gjermani, Milot Rashicës. Ky krahasim duket se nuk i ka pëlqyer aspak Zenelit, i cili ka vendosur të reagojë rreth atij veprimi.

“Së pari, nuk më intereson çfarë nxirrni në mediet sociale, por ju lutem mos krahasoni lojtarët se cili është më i mirë ose më i dobët. Në Kosovë ndodh kjo. Ju lutem mos bëni krahasime. Nuk është e nevojshme. E tërë kombëtarja janë të mirë dhe asnjëri nuk mund të luajë ndeshjen pa njëri-tjetrin. Faleminderit për mirëkuptimin”, shruan Zeneli në postimin e tij. /vipsport.al/