sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E kërkonte edhe “i çmenduri” Bielsa, talenti kuqezi Dobra: Vendosa të qëndroj prej tifozëve

Armando Dobra është kthyer brenda pak kohësh në një nga talentet shqiptare më të vlerësuara në Angli dhe nuk është rastësi që pas lojtarit të Ipsuiç ishin vënë edhe klube të njohura. Brajton e kishte ndjekur me interes dhe e kishte kërkuar në janar e më pas Suathempton, ndërsa së fundmi edhe Lids i drejtuar nga i mirënjohuri Marcelo Bielsa kishte kërkuar informacione për futbollistin shqiptar.

Por në fund Dobra firmosi një kontratë të re me Ipsuiç dhe lojtari që pret debutimin me U21 të Shqipërisë tregoi se pse bëri këtë zgjedhje duke nënshkruar për tre vite me opsion për një tjetër me këtë klub.

“Është diçka e mirë kur sheh se tifozët janë të lumtur që kam firmosur një marrëveshje të re. Ata janë një arsye e madhe se pse firmosa një marrëveshje të re, ata kanë qenë të shkëlqyer me mua dhe uroj që në të ardhmen t’ua shpërblej. Dua që të shpërthej ne ekipin e parë, të luaj sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur dhe të mundohem të ndihmoj klubin të kthehet aty ku duhet të jetë”, tha Dobra për faqen e klubit.

Lojtari ishte në një formë të mirë para ndalimit të aktiviteteve e shpreson që të kthehet përsëri në atë gjendje që e siguroi që të kalonte nga ekipi i të rinjve te skuadra e parë e Ipsuiç edhe pse vetëm 19 vjeç.

“Unë duhet të vazhdoj të punoj shumë, ky është vetëm fillimi. Ky është vetëm një hap tjetër drejt asaj ku dua të jem kur të jem më i rritur. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme për momentin. Kur të kthehemi, unë duhet të mundohem që të kthehem në nivelin ku isha”, theksoi ai. /vipsport.al/