sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E dhimbshme, legjenda argjentinase ndahet nga jeta tragjikisht për një biçikletë

Futbolli argjentinas ditën e sotme është i gjithi në zi. Tomas Karloviç, një legjendë e kësaj loje në vendin latin është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike. 71-vjeçari ka rënë pre e një grabitjeje, që në Argjentinë nuk janë të rralla. Dy persona kanë tentuar t’i marrin me dhunë biçikletën dhe Karloviç i ka kundërshtuar.

Një nga dy keqbërësit e ka goditur ish-mesfushorin, i cili ka rënë në tokë, duke u përplasur me cepin e bordurës së trotuarit, duke humbur jetën në një mënyrë mjaft të dhimbshme. E gjithë argjentina vajton ikjen e tij nga jeta. Karloviç ishte i lindur në Rozario me prindër kroat, të cilët kishin emigruar drejt Argjentinës.

Ai e nisi karrierën e tij si futbollist në skuadrën e qytetit, Rozario Çentral, por momentet më të bukura i përjetoi në klubin e Çentral Kordoba, ku qëndroi plot nëntë sezone. Ish-mesfushori njihej ndryshe me nofkën “El Trinche” dhe e la futbollin në vitin 1986. /vipsport.al/