sex hikayeleri porno izle kartal escort

Duka u qan hallin futbollistëve: I gëzuar se kanë karrierë të shkurtër, klubet janë bashkëpunues

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, shprehet se më i gëzuar për kthimin e futbollit ka qenë sidomos për lojtarët. Sipas Dukës, kthimi në fushë për pjesën e mbetur të këtij sezoni e ka gëzuar pasi u ka shërbyer karrierave të lojtarëve, siç u shrpeh për “Sport News Plus”.

“Gjithkush bën punën e vet. Kjo i takon ekspertëve. Ministria ka bërë më të mirën e mundshme për të rifilluar. Duhet të jemi të lumtur që do të rifillojmë të luajmë. Kryesorja është shëndeti. Tani që risku është më i vogël, kemi filluar. Jam i lumtur që do të shohim futboll dhe për futbollistët që të mos dëmtojnë karrierën e tyre që është relativisht e shkurtër. Për ta jam më shumë i lumtur.

Dëshira ime është që stadiumi të jetë plot. Nuk jam unë ai që mund të vlerësojë nivelin e riskut. Është Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertë. Askush nuk ka dëshirë të pengojë aktivitetet sportive. Duke parë zhvillimet hap pas hapi, mund të kemi, pse jo, edhe një vendim për të luajtur me tifozë. Kjo do ishte një kënaqësi e madhe.

Bashkëpunimi nuk ka munguar nga ana jonë. Ne jemi gjithmonë bashkëpunues me çdo faktor që ndihmon lojën e futbollit. Qeveria jo vetëm që nuk e mbështeti futbollin, por edhe e injoroi. Çdo shqiptar dhe politikan është krenuar me rezultatet e futbollit dhe nuk duhet ta injorojnë në atë mënyrë. Më vjen keq që nuk u kthye në një reflektim ekonomik. Gjithsesi uroj që të jetë një pasojë e virusit dhe të ketë kaluar edhe kjo.

Qeveria duhet të trajtonte njerëzit e futbollit në të njëjtën mënyrë. Ne kemi mbështetur me 2 paga solidariteti me ato mundësi minimale, për t’u treguar solidaritet njerëzve tanë. Edhe vetë klubet janë treguar solidarë dhe bashkëpunues. Nëse themi që ka mbaruar, mendoj që kemi qënë goxha të bashkuar.

Në këndvështrimin tonë, rikthimi i futbollit nuk është rikthimi i përfundimit të kampionatit. Ne nuk jemi në nivelin e Italisë apo Gjermanisë. Nuk ka qenë kjo arsyeja kryesore për t’u rikthyer. Arsyeja kryesore ka qenë forma sportive e sportistëve. Virusi ka qenë dashamirës me ne, nuk kishte pse i dëmtonim futbollistët.

Për sa u përket tamponëve, nuk është se nuk kemi dashur ne. Kështu është arsyetuar, kështu është gjykuar nga Ministria. Tampon do bëhet vetëm kur futbollistët të jenë me temperaturë. Nuk është se ne e kemi shmangur. Jeta e njeriut është më e rëndësishme. Nuk jemi rikthyer në kampionat thjesht për klasifikim, sepse ai ekzistonte. Është i rëndësishëm diskutimi për mbrojtjen e shëndetit të njerëzimit. Kam dëgjuar se protokollet janë të pamundura. Janë të të gjitha të mundura. Nëse kemi vullnet dhe dëshirë është i zbatueshëm. Duhet minimizuar dhe eliminuar çdo lloj risku.

Klubet shqiptare nuk janë në një situatë solide financiare. Ne jemi dëshmitarë që klubet kalojnë në situata shumë të vështira. Apo siç ndodhi kjo me Vllazninë, apo qoftë dhe ndonjë klub tjetër. Ajo që ne duhet të bëjmë është të zbatojmë ligjin dhe kriteret e licencimit. Nëse ne respektojmë ato, mund të parandalojmë raste të tilla. Nuk ekziston eksperienca për buxhete të ngrira. Klubi është i detyruar të paguaj futbollistët sipas kontratat. Në të gjitha rastet problemet janë zgjidhur nga dhoma e konflikteve. Këto janë eksperiencat e futbollit.

FIFA ka nxjerrë një udhëzues për kohën e pandemisë edhe për marrëdhëniet kontraktuale të klubeve, e cila pak a shumë instrukton klubet. Kjo duhet të arrihet nëpërmjet marrëveshjes mes klubeve dhe futbollistëve. Për sa iu përket përfundimit të kontratave, futbollistët janë të detyruar të luajnë deri në përfundim të sezonit, kontrata zgjatet automatikisht. Ne kemi dhënë një mbështetje financiare dhe solidare. Qeveria pagë luftë futbollit nuk i dha. Gjithë futbollistët dhe zyrtarët duhet të bisedojnë me klubet. Kjo është një periudhë me të cilën ne nuk duhet të abuzojmë. Të jemi solidarë për të bërë më të mirën e mundshme”, ishin fjalët e Dukës. /vipsport.al/