sex hikayeleri porno izle kartal escort

Drejtori sportiv i Interit i “hap dyert” talentit italian, largon nga objektivat një sulmues

Interi është një nga klubet më të përfshira në merkato, teksa zikaltërit kanë nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm. Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio së fundmi ka treguar disa nga objektivat e klubit, ndërsa pranon interesimin për Sandro Tonalin, mesfushorin e talentuar italian. Ndërkaq, Auzilio ka zbuluar edhe pse sulmuesi Timo Verner i ka pëlqyer gjithmonë, nuk do të transferohet në Itali sezonin e ardhshëm.

“Tonali te interi? Jemi të vëmendshëm ndaj shpirtit italian, kjo është e dukshme. Është diçka që na ndihmon në ndërtimin e skuadrës, kemi investuar te Sensi, Barela dhe Bastoni. Por, duam të vazhdojmë në këtë rrugë. Tonali ka kualitetet për të luajtur me Interin, vetëm se nuk e di nëse ekonomikisht mund t’ia dalim kësaj tratative.

Por, si teknik dhe personalitet, ai i ka të gjitha për të luajtur me Interin. Verner? Ne na ka pëlqyer gjithmonë, e ndjekim prej vitesh. Por, është një futbollist që nuk do të transferohet te Interi, ka disa arsye. Nuk kemi filluar asnjë tratativë. Ai ka një klauzolë, por me siguri në vitin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e jona”, u shpreh Auzilio.   /VipSport.al/