sex hikayeleri porno izle kartal escort

Drejtori i Dinamos, Barushi: Presidenti italian ka qenë pronar i SPAL, do të ndërtojmë akademi cilësore

Ermal Barushi ishte një nga arbitrat anësorë më me cilësi të Kategorisë Superiore, duke mbajtur për disa sezone stemën e FIFA-s, por heqja në mënyrë të çuditshme e këtij titulli nga ana e Federatës e bëri të tërhiqej dhe të merrte një tjetër detyrë pranë futbollit. Barushi është drejtor sportiv te Dinamo dhe në një prononcim për “Super Sport” tregon rreth situatës që po kalon klubi kryeqytetas, që prej vitesh nuk e prek më Superioren.

SITUATA TE DINAMO- E morëm ekipin në një situatë shumë të keqe, me 1 pikë dhe 1 gol të shënuar. Në janar ndryshuam 16 lojtarë. E nisëm mirë, nuk ishte e thjeshtë, do kohë. Vërtet është emri i madh i Dinamos, por ekipi reziktonte seriozisht. E nisëm mirë sezonin, fituam me Besëlidhjen në Tiranë. Pandemia na ndaloi. Tani jemi në këtë situata. Kemi nisur stërvitjen në dt 18.

RINGJALLJA- Sot që flasim po përpiqemi të rifreskojmë dokumentacionin e klubit. Po e nisim nga zero. Po përpiqemi të shpëtojmë ekipin nga rënia. Po përpiqemi që të bëjmë një shtëpi për Dinamon. Të ketë fushë, hotel, zyrë, që të jenë në shërbim të ekipit. Sot që flasim Dinamo ka vetëm ekipet U-17 dhe U-19, këta të fundit rezikojnë të bien një kategori më poshtë.

PRESIDENTI PONTRELI- Zyrtarisht investitorët janë italianë. Nuk po punojmë mediatikisht. Ne jemi duke mbyllur një kontratë me një qendër sportive. Nuk ka përfunduar ende. Zotëria Pontreli, ka qenë pronar i SPAL-it, Triestinës. Ka bizneset e tij në Tiranë. U përpoq të merrte Dinamon dhe ia arriti qëllimit.

RIKTHIMI- Nuk është se ka sponsor të tjerë që të kenë pasur kontakte me klubin. Ne kaluam një situatë të vështirë. Gjithë qëllimi është që Dinamo të rikthehet në shkollë futbolli. Pa një akademi dhe ekipe zinxhirë, Dinamo nuk mund të shkojë kurrkund. /vipsport.al/