sex hikayeleri porno izle kartal escort

Doka: Me kroatët nuk ka asgjë zyrtare, duhet të mësohemi të luajmë edhe pa tifozë

Albi Doka ka qenë një nga titullarët fiks të Tiranës së këtij sezoni, ndërsa ashtu si edhe pjesa tjetër e grupit të futbollistëve bardheblu, edhe ai ëndërron titullin ndërsa skuadra është nëntë pikë larg ndjekësve të Kukësit.

Ndërkaq, mbrojtësi ditët e fundit ka qenë i përfolur si një futbollist që Tirana do ta humbasë në verë duke qenë se është përfolur për një transferim në Kroaci. Megjithatë, vetë Doka në një prononcim për RTSH Sport, thekson se nuk ka asgjë zyrtare dhe se mendimi i tij për momentin është titulli me kryeqytetasit.

“Tirana është mësuar gjithmonë me tifozë, por nuk kemi çfarë të bëjmë, do të mësohemi të luajmë edhe pa tifozë”.
E ardhmja? “Thjesht kam qenë në bisedime me klubin kroat, por nuk ka ende asjgë zyrtare. Në fillim të ngrejmë njëherë Kupën me Tiranën e pastaj të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Doka. /VipSport.al/