sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dita: Të uritur për të bërë mirë, por do të jetë e vështirë të kapim ritmin që kishim

Një nga skuadrat më të dëmtuara nga ndërprerja e kampionatit është padyshim Skënderbeu. Ekipi korçar ishte ndër ata që po kalonin një formë të mirë dhe pak nga pak po ngjiste shkallët në renditjen e Superiores, duke iu afruar podiumit të saj. Një nga liderët e kësaj skuadre është padyshim Bruno Dita, i cili ka treguar të gjithë vlerat e tij duke udhëhequr skuadrën që dukej në vështirësi në fillimin e kampionatit.

Por për Ditën, rifillimi pas një pauze kaq të gjatë do të jetë i komplikuar dhe për të gjithë do të jetë shumë më e vështirë që të rikthehen në formën ku ishin pak muaj më parë.

 “Mendoj se jemi të uritur për të bërë sa më mirë dhe të gëzuar që u rikthyem sërish të stërvitemi”, tha ai për “SuperSport”. “Do jetë shumë e vështirë, pasi kemi bërë dy muaj pushime. Gjithashtu edhe vapa pritet të ndikojë jo pak, por shpresoj të mos kemi dëmtime. Mendoj se do jetë e vështirë përshtatja dhe kapja e ritmit që ishte më përpara. Futbolli na ka munguar neve, por edhe të gjithë futbolldashësve, ndaj besoj se më 3 qershor do të rikthehet festa”, deklaroi Dita. /vipsport.al/