sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dinamo pret edhe dy titullarë nga Italia që duhet të karantinohen!

Ndonëse Kategoria e Parë nis më vonë se Superiorja, duke bërë që ekipet të jenë më të favorizuar në kohë për t’u përgatitur, sërish problemet në shumë prej tyre janë të shumta.

Kriza financiare dhe munegesë terrenesh, pa thënë se ka edhe lojtarë që janë dëmtuar duke qenë se nuk kanë bërë stërvitje për një kohë të gjatë dhe në të tilla situata tërheqjet muskulare janë të pashmangshme.

Por, Dinamo ka një problem më vete dhe bëhet fjalë për lojtarët italianë, të cilët para se të zyrtarizohej rënia e pandemisë në vendin tonë, u larguan drejt shtetit fqinj. Mirëpo, edhe rikthimi i tyre ka kosto kohore dhe ata do të bashkohen me vonesë me pjesën tjetër të skuadrës.

Në fakat bëhet fjalë për lojtrët titullarë si: sulmuesi Pontreli dhe mbrojtësi Dovidio, të dy titullarë, ndërsa, me skuadrën pak ditë më parë, ndonëse me vonesë është bashkuar edhe sulmuesi Renato Spahiu.

Madje, edhe kur të mbërrijnë, ata duhet që të karantinohen për dy javë duke qenë se vijnë nga Italia dhe ka qenë një nga zonat më të prekura, por edhe për të plotësuar protokollin e sigurisë së vendosur nga organet kompetente në vendin tonë.

E.S./Vipsport.al/