Devolli: Shkova te Tirana se mendova se Halili më jep ekipin e parë, ika se Egbo po bënte shumë mirë

Bledar Devolli, para se të mbylleshim të gjithë në karantinë, la të rinjtë e Tiranës dhe gjithashtu u shpreh se donte vetëm një ekip të Kategorisë Superiore dhe nuk kthehej më në të Parën. Në një intervistë për “Super Sport” në emisionin “Fan Zone” ai e përsërit synimin e tij dhe zbulon se te të rinjtë e Tiranës shkoi me qëllimin për të arritur te ekipi i parë, por kur pa se Egbo po bënte shumë mirë ai vendosi të tërhiqej.

KARANTINA- “15 ditët e para i kaluam shumë vështirë, por pastaj e gjeta zgjidhjen ia futa për Gjirokastër dhe ia kalova më mirë aty. Ishte lokali i një shokut tim dhe e pija kafen fshehurazi me filxhan. Në Gjirokastër kam filluar të bëja stërvitje, pasi kisha që kur u largova nga futbolli pa bërë stërvitje. Karantina më ka bërë më të mirë”.

FLAMURTARI- “Në ndeshjen e fundit me Kastriotin kam thënë që e kam mbyllur me Kategorinë e Parë dhe dua të drejtoj në Superiore, për të arritur objektivat që kam në jetë. Kur luaja te Vllaznia ishte një periudhë e vështirë, pasi dua të kujtoj se në atë kohë kishte vetëm 4 orë drita në ditë”.

VLLAZNIA- Është një ekip me tradita dhe kam luajtur një vit aty. Ka qenë një vit i vështirë pasi ka pasur vetëm 4 orë drita, por kishim president Myftar Çelën.

BLENDI SHKËMBI- Unë kam pasur kënaqësi dhe nder që kam luajtur me Shkëmbin. Kur erdhi te Teuta ai zbukuronte lojën e pastaj u binda se ishte më i mirë te Partizani.

IKJA NGA TË RINJTË E TIRANËS- Ka qenë një ekpseriencë e bukur sepse unë nuk kisha punuar me moshat. Ma ofroi Refik Halili këtë mundësi. U ndjeva mirë dhe mendova se përderisa më afroi thashë diçka ka këtu. Unë i thash që unë vij sepse synoj ekipin e parë. Dua të falenderoj të gjithë ata djem që punova sepse ishin shumë profesionië. Nuk kisha çfarë të bëja aty, pasi Egbo dhe Tirana po ecnin shumë mirë e uroj që Tirana të dali kampion.

KARRIERA- Ne do të mësojmë çdo ditë nga kjo punë. Jemi në hapat e para e shpresojmë të shkojmë sa Edi Reja që është 74 vjeç. Shpresojmë që të kemi një skuadër dhe unë nuk bëj plane për të ardhmen.

NDRYSHIMI- “Në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë shumë i urtë dhe familjarët janë habitur duke më thënë pse kështu?! Shpresojmë që nga viti i ardhshëm të drejtojmë një skuadër e cila të jetë me financa të mira.”

SHEMBUJT- Më pëlqen karakteri i Simeones, më pëlqen loja e Guardiolës dhe vertikalizimet e Klop. Në Shqipëri kam pasur fatin të punoj me Starovën e për mua mbetet i veçantë si njeri dhe trajner. /vipsport.al/

more recommended stories